Lavrov nënvlerëson kryengritjen e "Wagner" si një "rrëmujë"
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, e ka cilësuar një “rrëmujë” kryengritjen e armatosur të fundjavës së kaluar te forcave mercenare “Wagner”.
“Rusia ka dalë nga të gjitha llojet e rrëmujave, dhe është e vështirë ta quash këtë më shumë se një rrëmujë më e fortë dhe më e qëndrueshme”, tha Lavrov.
Përveç kësaj, ai i bëri thirrje Perëndimit që të qëndrojë jashtë çështjeve të brendshme ruse.
“Faleminderit për shqetësimin tuaj për interesat tona kombëtare, por nuk duhet të ndiheni të shqetësuar”, tha ai.
Kreu i grupit mercenar “Wagner”, Yevgeny Prigozhin, përshkallëzoi një luftë për pushtet me udhëheqjen ushtarake ruse, fundjavën e kaluar.
Prigozhin ka akuzuar ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu dhe gjeneralin e lartë, Valery Gerasimov për paaftësi, duke i fajësuar ata për një mori dështimesh në fushën e betejës që forcat ruse kanë pësuar në Ukrainë.
Mercenarët e “Wagner” kishin pushtuar përkohësisht qytetin jugor rus të Rostov-on-Don të shtunën përpara se të niseshin drejt Moskës.
Rreth 200 kilometra larg kryeqytetit rus, Prigozhin u tërhoq çuditërisht pas ndërmjetësimit të liderit bjellorus, Alexander Lukashenko.
Raportet e medias thanë se marrëveshja e ndërmjetësuar i dha Prigozhin strehim në Bjellorusi dhe garantoi imunitet nga ndjekja penale në Rusi.
Shumë vëzhgues ndërkombëtarë i panë ngjarjet si një humbje të kontrollit dhe një gjendje vështirësie për udhëheqësin e Kremlinit, Vladimir Putin.
