Arrestohen rreth 70 anëtarë të dyshuar të mafias “Ndrangheta”
Policia italiane ka arrestuar 68 anëtarë të dyshuar të mafies “Ndrangheta”, thanë sot autoritetet.
“Ndrangheta”, me qendër në rajonin jugor të Kalabrisë, është mafia më e fuqishme siçiliane dhe konkurron në trafikun ndërkombëtar të drogës, me “Comorra” me qendër në Campania.
Disa nga të dyshuarit e arrestuar akuzohen për trafik ndërkombëtar droge me ndihmën e metodave mafioze, ndërsa akuzat e tjera përfshijnë zhvatje dhe sulm.
Shumica e të arrestuarve u është caktuar masa e paraburgimit, ndërsa pjesa tjetër është lënë në arrest shtëpie.
“Gjatë operacionit, anëtarët e shquar të dy klaneve famëkeqe u arrestuan në Cassano allo Ionio, në Kalabri dhe në qytete të tjera në provincën e Kozencës”, sipas raportimeve të medieve.
Dy klanet dikur rivale kishin bërë një pakt vitet e fundit për të ndarë një zonë në provincë për biznesin e tyre të dyshuar kriminal.
Gjithashtu janë sekuestruar pasuri me vlerë rreth 5 milionë euro (5.4 dollarë).
