Vdes në moshën 89-vjeçare aktori i njohur, fitues i çmimit “Oscars” Alan Arkin

Është ndarë nga jeta në moshën 89- vjeçare aktori fitues i çmimit “Oscars” Alan Arkin. Mediat e huaja shkruajnë se nuk dihet shkaku i vdekjes së tij, por djemtë e tij Adam, Matthew dhe Anthony konfirmuan vdekjen e tij për revistën “People”.

Pasi kaloi pjesën më të madhe të rinisë së tij në New York, Arkin u transferua në Los Anxhelos me familjen e tij në moshën 11-vjeçare pasi babai i tij u punësua si mësues në sistemin shkollor të LA, por luftoi për të mbajtur punësimin si anëtar i Partisë Komuniste.

Aktori u nominua për katër çmime Oscar, gjashtë çmime Prime Time Emmy dhe dy çmime Toney. Në vitin 2006, Arkin mori një Akademi dhe BAFTA për aktorin më të mirë dytësor për rolin e tij në “Little Miss Sunshine”.