FMN vë në dispozicion Ukrainës më shumë para për mbështetje buxhetore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Qershor 2023, 17:28
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka vënë në dispozicion një tjetër injeksion likuiditeti për Ukrainën.
”Këshilli ekzekutiv ka përfunduar një rishikim fillestar të programit të ndihmës prej 15,6 miliardë dollarësh (14,4 miliardë euro), duke i dhënë Ukrainës akses të menjëhershëm në rreth 890 milionë dollarë”, deklaroi FMN.
Sipas saj paratë duhet të përdoren për mbështetje buxhetore.
Programi i huasë – i ashtuquajturi Lehtësia e Fondit të Zgjeruar (EFF) – u miratua në mars, sipas FMN-së, dhe është pjesë e një pakete mbështetjeje totale prej 115 miliardë dollarësh për Ukrainën.
FMN ka vërtetuar se autoritetet ukrainase kanë bërë “përparim të madh në përmbushjen e angazhimeve të tyre në kushte të vështira”./ /os/
