Franca digjet, Macron e “djeg”/ Në kulmin e protestave për vrasjen e 17-vjeçarit, Presidenti shfaqet në koncertin e Elton John

Në një kohë kur Franca Digjet në flakë, nga tensionet dhe trazirat që kanë sjellë protestat e dhunshme që nisën pas vrasjes së një adoleshenti 17-vjeçar nga një efektiv police, presidenti Francez, Emmanuel Macron e djeg kercimin ne koncertin e Elton John.

Ai u pa duke festuar dhe kërcyer me këngëtarin britanik Elton John.

Daily Mail ka publikuar një video ku Macron shfaqet duke kërcyer në ritmet e muzikës së Elton John në turneun e tij të lamtumirës “Açor Arena” të Parisit mbrëmjen kur protestuesit shkaktuan kaos dhe shkatërrime në kryeqytet.

Fotot dhe videot që qarkulluan u bënë shumë shpejt xhiron e rrjetit dhe kjo shkaktoi zemërim të francezëve, pasi kryeministri i tyre po kërcente dhe po këndonte në një kohë kur policia u përfshi në përleshje të përgjakshme me protestuesit, duke bërë qindra arrestime në mbarë vendin.

Për të tretën ditë radhazi, dhuna dhe kaosi u dëshmuan në shumë pjesë të Francës, ndërsa protestuesit u panë duke djegur automjete, duke barrikaduar rrugët dhe duke hedhur objekte ndaj policisë.