Anija “Virgin Galactic” realizoi udhëtimin e parë komercial

Pas 20 vitesh përgatitje, anija kozmike “virgin galactic” u ngrit 50 milje në hapësirë, në një udhëtim që zgjati rreth 90 minuta.

Anija kozmike Virgin Galactic kreu me sukses fluturimin e parë komercial të enjten, për të cilin iu deshën 20 vite përgatitje.

Misioni u drejtua nga 2 pilote ndërsa në bord udhëtonin 4 pasagjere.

Virgin galactic u ngrit nga Spaceport America në New Mexico rreth orës 8:30 dhe udhëtimi deri në kthim zgjati rreth 90 minuta

Kjo i jep shtyse kompanisë ne zhvillimin e turizmit hapësinor.

Një ekip studiuesish italianë udhëtoi më shumë se 50 milje mbi sipërfaqen e Tokës, për të kryer eksperimente shkencore në kushte pa peshë.

Fokusi i misionit Galactic 01 ishte testimi i 13 eksperimenteve në gravitetin zero, të cilat mblodhën të dhëna biometrike, matën performancën njohëse dhe regjistruan sesi disa lëngje dhe lëndë të ngurta përzihen në kushte mikrograviteti.

Ndryshe nga me herët, ky fluturim nuk u drejtua nga individë të pasur apo të famshëm që shpenzojnë deri në miliona dollarë për këtë eksperiencë. Tre studiuesit italianë nuk paguan per vendet e tyre.

Ekuipazhi mbante një flamur italian ndërsa janë transmetuar pamjet drejtpërdrejtë nga kabina e aeroplanit hapësinor.

Kostot e biletave për udhëtimin e ardhshëm të Virgin Galactic do të shkojnë deri në 450 mije dollarë.