Stoltenberg në detyrë edhe për një vit, NATO në pamundësi për ta zëvendësuar

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të qëndrojë në detyrë edhe për një vit, pasi përpjekjet për të gjetur një pasardhës të mbështetur nga 31 vendet anëtare të aleancës perëndimore të mbrojtjes kanë dështuar, sipas burimeve të aleancës.

Vendimi zyrtar për zgjatjen e kontratës pritet të merret të martën e ardhshme në një takim të përfaqësuesve të përhershëm të shteteve të NATO-s në Bruksel.

Stoltenberg ka deklaruar disa here, në muajt e fundit se nuk po kërkonte një mandat tjetër në detyrë.

Sipas burimeve, norvegjezi tani dëshiron të vazhdojë pa “ndjenjën e detyrës”.

Politikanët amerikanë e kanë vlerësuar vazhdimisht 64-vjeçarin për udhëheqjen e tij që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës vitin e kaluar.

“Stoltenberg ka bërë një punë të jashtëzakonshme”, tha më herët presidenti amerikan, Joe Biden.