Çuçi: Ndjehem i indinjuar nga reagimi i MEK, thyen mikpritjen tonë, zhvilluan aktivitet politik
Në një konferencë nga ministria e Brendshme, ministri Blendi Cuci u shpreh se ndjehet i keqardhur dhe i indinjuar me reagimin me anëtarët e MEK ndaj policisë së shtetit.
Çuçi: Ndjehem i keqardhur dhe i indinjuar me reagimin me anëtarët e MEK ndaj policisë së shtetit. Më vjen keq sepse Shqipëria u ka ofruar atyre gjithçka në lidhje me strehimin e tyre humanitar. Në vijimësi u ka ofruar ndihmë dhe siguri, madje edhe mbrojtje ndaj gjithë kërcënimet që vijnë nga shërbimet sekrete të Iranit. Për më shumë se 10 vite ka jetuar në siguri të plotë në garancinë tonë. Është e paimagjinueshme dhuna dhe veprimet që kanë bërë ndaj policisë së shtetit. Është shkelje ligjore për këto që jeton këtu dhe që ka pranuar të jetojnë brenda ligjeve tona, dhe një lloj thyerje e kodit të mikpritjes që u kemi ofruar.
MEK kanë një marrëveshje për tu strehuar në vendin tonë vetëm për qëllime humanitare dhe kjo ehte e qartë në marrëveshje dhe atyre u ndalohet që të kryejnë çdo lloj aktiviteti politik të çdo natyre e forme. Ne herë pas here kemi pasur shqetësime për mos respektim të marrëveshjes, pasi ata kanë bërë aktivitete publike politike. Aktiviteti i tyre kohët e fundit ka tërhequr vëmendjen e SPAK-ut e cila ka filluar më shumë se një çështje penale për këtë gjë.
Çuçi e quajti të patolerueshme dhunën që ata kanë ushtruar ndaj policisë së shtetit.
"Për të sqaruar disa aspekte në kontrollin që është ushtruar sot në MEK. Dua t’iu them që ndihem i keq ardhur edhe madje i indinjuar me reagimin e anëtarëve të organizatës MEK ndaj policisë së shtetit gjatë aksionit. Ndihem i keqardhur se Shqipëria u ka ofruar gjithçka që lidhet me strehimin e tyre për qëllim humanitar sipas marrëveshjes. Iu ka ofruar ndihmë, siguri, madhe iu ka ofruar edhe mbrojtje ndaj kërcënimeve që vinin nga shërbimet sekrete të Iranit. Ata për më shumë se 3 mijë ditë kanë jetuar në siguri të plotë në garancinë tonë. E paimagjinueshme dhuna dhe reagimi që kanë bërë ndaj Policisë së Shtetit", deklaroi ministri.
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka komentuar vdekjen brenda kampit të MEK gjatë kontrollit të Policisë, dyshohet se shkak ka qenë një atakt kardiak. Ministri thekson se vdekja nuk u shkaktua nga policia dhe thotë se efektivët nuk kanë prekur qoftë edhe asnjë person me dorë.
"Për personin që ka vdekur në kamp, iu garantoj që vdekja nuk është shkaktuar nga asnjë veprim i forcave të policisë. Po presim ekspertizën, ka pamje edhe nga policia gjatë ushtrimit të kontrollit, por jam i bindur që ka pamje edhe nga vetë anëtarët që e vërtetojnë këtë gjë. Nuk është prekur qoftë edhe një anëtar me dorë në kamp. Qoftë edhe një person nuk është prekur me dorë, do presim ekspertizën.
Ai është një burrë i moshuar, në mos gaboj 76, ose 79 vjeç. Vdekjet brenda kampit ndodhin rëndom sepse është një komunitet që ka krijuar jetën aty dhe është fenomen i natyrshëm. Jam i bindur sepse kemi pasur të gjithë kujdesin e duhur për të mos krijuar asnjë incident me asnjë nga anëtarët brenda fshatit”, tha ministri.
I pyetur nëse është menduar një prishje e marrëveshjes për strehimin e muxhaedinëve për qëllime humanitare, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha se marrëveshja do vazhdojë, por anëtarët e opozitës iraniane duhet ta kenë të qartë se duhet të zbatojnë ligjin shqiptar sipas vetë marrëveshjes që ata kanë nënshkruar me qeverinë.
“S’kemi menduar të prishim marrëveshjen. Nëse ata do rrinë dhe i mbeten marrëveshjes përse qëllimet humanitare. Ne sot ajo që ndodhi ka të bëjë me zbatimin e një vendimi të gjykatës. Marrëveshja do vazhdojë, por sigurisht që duhet të ketë një reflektim nga ata në lidhje me sjelljen ndaj institucionet shqiptare dhe zbatimin e ligjit në Shqipëri. Me veprimet që bënë sot treguan se nuk janë gati të zbatojnë ligjet. Marrëveshja vazhdon, do i mbrojmë përderisa kemi marrë përsipër këtë gjë por presim edhe reagimin e tyre në lidhje me marrëveshjen që ata vetë e kanë nënshkruar kështu që duhet ta zbatojnë”, tha Cuçi.



