9.4 tonë drogë në dy vite, Nallbati: Është rritur informacioni mes shteteve, sfidë bisedat e inkriptuara

Vetëm gjatë vitit 2021 dhe 2022 në shqipëri janë kapur 9.4 tonë trogë e llojeve të ndryshme.  Shifra është dhënë nga shefi I Policisë kriminale Neritan Nallbati në takimin e 15 të Drejtuesve të Agjencive Ligjzbatuese Kundër Drogës të Europës. Ai theksoi se tashmë është shtuar fokusi te zbërthimi I komunikimeve të grupeve kriminale përmes mesazheve të enkriptuara përmes aplikacioneve telefonike. Samiti është zhvilluar në tiranë ku u theksua rëndësia e bashkëpunimit mes të gjtihë shteteve, nën moton se beteja kundër grupeve kriminale nuk është vetëm e një shteti.

Krerët e agjencive kundër grupeve kriminale janë bërë bashkë në Tiranë. Me pjesëmarrës nga vendet e BE, Rusia e të tjerë u theksua domosdoshmëria e shkëmbimit të informacionit për zbulimin e trafiqeve.

Shefi i Policisë kriminale Neritan Nallbati në fjalën e tij u shpreh se fal këtij bashkëpunimit në Shqipëri është arritur të kapet një sasi e lartë droge.

"Mjafton të përmendim se gjatë vitit 2021-2022 janë sekuestruar rreth 9.4 ton dorgëra të ndryshme. Çështja e drogës nuk është vetëm çështje individuale e shteteve të ndryshme. Problemi i drogës ka qënë dhe do të mbetet problem global," tha ai.

Sfidë tashmë mbetet zbulimi i bisedave mes trafikantëve përmes aplikaconeve të enkriptuara. Rasti më i njohur së fundi ka qenë zbërthimi i mesazheve në SKY, që u pasua me arrestime të shumta.

"E rëndësishme është investimet në teknologji sidomos me çkodimin e platformave të inkriptuara të gruopeve kriminale apo të komunikimeve kompjuterike," tha ai.

Të ftuarit i përshëndeti përmes një komunikimi online ambasadori i komisionit kundër narkotikëve në OKB.

Sekretarja e OKB përshëndeti zhvillimin e këtij samiti në Tiranë.