Muxhahedinët për Ora News: Na morën telefonat dhe kompjuterat me forcë, a është legale kjo?

Pas aksionit të SPAK-ut në kampin e muxhahedinëve, banore të këtij kampi për Ora News thanë se u janë marrë kompjuterat dhe telefonat me forcë.

“Na morën të gjitha kompjuterat. Ne po luftojmë për liri. Vranë njërin nga vëllezërit tanë. Na morën kompjuterat dhe telefonat me forcë. Nuk e di pse. Unë kompjuterin e përdor për gjimnastikën time. A është kjo legale? A nuk duhet që ata ta na mbrojnë? Kemi këtu 6 vite. Çfarë ishte kjo? Çfarë duan ata? Vetëm nëse regjimi i Iranit ehte në duart e tyre.”