Pretendime për një viktimë, muxhahedini: Policia shqiptare vrau një person, hodhi gaz lotsjellës. Trupi ende në kamp
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Qershor 2023, 11:45
Një aksion kontrolli i Policisë së Shtetit në kampin e muxhahedinëve në Durrës është shoqëruar me përplasje dhe kundërshtim mes efektivëve dhe personave aty.
MEK ngriti pretendimet se një person është vrarë gjatë kontrollit.
Nje prejt tyre deklaroi se një person është vrarë pasi policia ka përdorur gaz lotsjellës në një kafene. Sipas tij trupi është ende brenda.
'Policia shqiptare vrau një muxhahedin. Ali Musteshari u vra në kafenenë tonë. Policia goditi një muxhahedin. Ata përdorën armë dhe gaz lotësjellës brenda një sallë. Është vrarë, është brenda. Muxhahedinët nuk janë kriminelë, nuk jemi terroristë," tha ai.
