Spanja kundër Kroacisë në finalen e Nations League, kalon Italinë me golin në frymën e fundit (VIDEO)

Spanja imponohet 2-1 ndaj Italisë me një gol të të sapofuturit në lojë Joselu vetëm 4 minuta nga fundi.
Klasikja europiane shkoi për llogari të iberikëve që ashtu si në sezonin e kaluar të finales katërshe, kaloi sërish të kaltërit e Roberto Mancinit, duke siguruar të drejtën për finalen e madhe kundër Kroacisë, ndeshja që do të vendosë skuadrën kampione të Nations League 2023.
Një sfidë shumë emocionuese e luajtur në Holandë mes dy rivalëve të vjetër ku skuadra spanjolle e zhbllokoi sfidën që në minutën e 3 me autor Pino por 8 minuta më pas Immobiole barazoi nga pika e bardhë e 11-metërshit.
Kur mendohej se përballja po shkonte drejt kohës shtesë, Joselu arriti të shtynte në portë një top të goditur nga Rodri duke ngrirë skuadrën e Roberto Mancinit që synonte minimalisht finalen nga ky edicion i Nations League.
