PSG, trajner gjerman me ndihmës një kampion bote

PSG ka gjetur njeriun për të zëvendësuar Christophe Galtier. Trajneri gjerman Julian Nagelsmann ka vendosur ta hedhë pas krahëve zhgënjimin e shkarkimit nga Bayern Munchen për të nisur aventurën me klubin e miliardave në Ligue 1.

37-vjeçari, i papunë momentalisht, ka refuzuar më parë ofertën e Chelseat por mesa duket është bindur nga Al Khelaifi me projektin që kanë nisur në Paris. Lajmin e bën të ditur gazeta “L’Equipe” që thekson se palët kanë gjetur marrëveshjen e cila nuk është formosur ende.

Trajneri gjerman mendohet të mbërrijë në Paris bashkë me ish-sulmuesin francez, Thiery Henry, i cili do të emërohet asistent i parë i trajnerit Nagelsmann.