Kombëtarja humbet mesfushorin titullar për sfidat me Moldavinë dhe Ishujt Faroe

Kombëtarja humbet një nga lojtarët më të rëndësishëm të mesfushës. Bëhet fjalë për Klaus Gjasulën e sapongjitur në Bundesliga me fanellën e Darmstad. Sipas FSHF-se, ai nuk do të jetë i gatshëm për Kombëtaren dhe do të mungojë në dy ndeshjet e radhës ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.

Komunikata e FSHF-së:

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se futbollisti ka pësuar një dëmtim fizik dhe i është nënshtruar analizave mjekësore në ditët e fundit në bashkëpunim edhe me stafin mjekësor të Kombëtares.

Pas daljes së rezultateve dhe konsultave stafi mjekësor ka konkluduar se Gjasula nuk mund të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e Shqipërisë dhe lojtari do të nisë ndërkohë fazën e rikuperimit pranë klubit të Darmstad.

Stafi teknik i Kombëtares ka komunikuar me mesfushorin dhe i ka uruar atij shërim të shpejtë në mënyrë që ai të rikthehet sa më parë në fushën e lojës.