Aksident horror në Super GT, shikoni se si fluturon Nisan-i, piloti përfunon në spital (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Qershor 2023, 14:27
Një aksident i frikshëm ka tronditur botën e garave të shpejtësisë Super GT ku një pilot është shtruar në spital dhe është në rrezik për jetën pas përplasjes horror.

Nisani i Tsugio Matsuda dhe Lamborghini i Kosuke Matsuura u përplasën në xhiron e 59 ku makina japoneze përfundoi në ajër dhe më pas u përplas në tokë pothuajse e shkatërruar plotësisht.


Japonezi Tsugio Matsuda u transportua menjëherë në spital pasi u nxorr me vështirësi dhe pa ndjenja nga makina.
Fotot e Nisanit tregojnë makinën të shkatërruar ndërsa piloti mendohet se është jashtë rrezikut për jetën.