Zyrtare/ Topi i Artë largohet nga Real Madrid

Karim Benzema dhe Real Madrid, një histori e gjatë dashurie me një fund logjik për të dyja palët.

Sulmuesi francez është larguar zyrtarisht nga klubi ku fitoi gjithçka të mundshme deri në suksesin e Topit të Artë, i jep lamtumirën skuadrës që i dha dhe mori shumë prej saj.

U transferua në vitin 2009 nga Lyon kur ishte vetëm 21 vjeç dhe sot Benzema pas 14 sezoneve me 647 ndeshje, njofton se ka ardhur momenti për t'u ndarë me  353 gola dhe 25 trofe.

5 Champions League, 5 Botërorë klubesh, 4 Superkupa të Europës, 4 La Liga, 3 Kupa Mbreti dhe 4 Superkupa Spanje.

Këto janë arritjet e Benzema në një nga periudhat më të arta të klubit madrilen. Tashmë për të paraqitet një mundësi tjetër e artë. Ai do të transferohet në Arabi te Al Ittihad ku do të arkëtojë 100 milionë euro në sezon për dy vitet e arshshme.