Orges Shehi vazhdon te Tirana, trajneri rinovon edhe për një sezon tjetër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Qershor 2023, 22:53
Tirana nuk do të ndryshojë trajner, Orges Shehi ka marë garancitë që kërkonte dhe do të vazhdojë punën me Tiranën edhe për një sezon të tretë.
Trajneri i bardhebluve la të hapur mundësinë e largimit pas ndeshjes së Kupës së Shqipërisë por pas bisedës që ka zhvilluar me presidentin Refik Halili, palët kanë rënë rakort që ta çojnë përpara bashkëpunimin dhe në këtë mënyrë, Vllaznia duhet të shikojë për një alternativë tjetër që në këtë rast bëhet më e mundshmja ajo e Edi Martinit.
Shehi ka fituar një titull me Tiranën, kërkoi garanci për të vazhduar ndërsa klubi mesa duket i ka premtuar investime për Europën dhe sezonin e ardhshëm.
