Manchester City drejt “tripletës”, triumfon në derbin e FA Cup, Man, United dorëzohet (VIDEO)
Ilkay Gundoghan, njeriu vendimtar edhe në finalen e madhe të FA Cup që u luajt në “Wembley” mes Manchester City dhe Manchester United, Mesfushori me origjinë turke shënoi të dy golat e suksesit 2-1 të kampionëve kundër “Djajve të kuq” për t’i dhuruar trofeun e dytë të sezonin Pep Guardiola-s.
Kjo është kupa e 7 që Man. City fiton por për të mbyllur sezonin me një rekord që do të barazonte atë të United në vitin 1999, skuadra tjetër e Manchesterit duhet të triumfojë edhe në finalen e Champions League kundër Interit në datën 10 qershor.
Ndeshja e Londrës u dominua në pjesën më të madhe nga bardhekaltzërit që shënuan menjëherë që në sekondën e 14, edhe ky një rekord tjetër për ta ndërsa Bruno Fernandez barazoi në pjesën e parë nga penalltia.
Gjithsesi, në të dytën ishte sërish Gundogan i cili tronditi ekipin e Ten Hag për ta mbyllur me suksesin e radhës këtë përballje dhe duke ngritur në qiellin e kryeqytetit një trofe tjetër që i shtohet muzeut të kampionëve.
