Joao Felix konfirmon ndarjen nga e fejuara, e tradhëtoi me pilotin e Formula 1
Disa javë më parë, e fejuara e Joao Felix, Margarida Corceiro u fotografua në rrugët e Montecarlos në shoqërinë e Lando Norris duke ngritur shumë pikëpyetje por tashmë vjen konfirmimi.
Ajo dhe sulmuesi portugez janë ndarë duke ndjekur rrugë të ndryshme edhe pse ishin një nga çiftet me simpatikë të botës së futbollit. Modelja dhe aktorja bionde mbyll kështu një kapitull 4-vjeçar që ka nisur mes saj dhe sulmuesit nëkohën kur ai u transferua nga Benfica në Spanjë te Atletico Madrid.

Sipas mediave portugeze, kriza në çift ka nisur rreth 6 muaj më parë ndërsa gjatë ditëve të fundit, Joao Felix ka preferuar të udhëtojë në Ibiza me shoqërinë dhe jo me të fejuarën e tij, e cila u detyrua të përgëbnjeshtronte lajmet për një tradhëti të mundshme që mesa duket po rezulton e vërtetë.



