Tragjedi në Argjentinë, tifozi i River vdes në stadium, braktiset ndeshja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Qershor 2023, 09:02

Në Argjentinë është regjistruar një stragjedi në shkallët e stadiumit “Minumental” të River Plate ku skuadra kryesuese e kampionatit po ndeshej me Defensa y Justicia.
Sfida është ndërprerë dhe më pas nuk rinisi pasi një tifoz i River gjeti vdekjen në shkallët e stadiumit. Ai nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra pasi u rrëzua në shkallët e stadiumit 100 mijë vendësh.

Ngjarja ndodhi gjatë pjesës së parë të përballjes së vlefshme për kampionatin argjentinas ndërsa Fernando Rapallini i dërgoi lojtarët në dhomat e zhveshjes pasi u informua për ngjarjen.

River Plate konfirmon se tifozi ndërroi jetë pasi u rrëzua nga sektori i sipërm “Sivori Alta”, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

