“Kosova është zemra e Serbisë”, Djokovic vërshëllehet nga publiku francez

Novak Djokovic është gjithmonë e më i urryer nga publiku. Asnjëherë mes tij dhe turmave nuk ka pasur “dashuri” por këtë herë në Roland Garros, urrejtja ndaj raketës serbe është rritur për shkak edhe të gjestit politik në fund të një ndeshjeje ku shkruajti në kamera se “Kosova është zemra e Serbisë”.

Gjatë sfidës së Raundit të katërt kundër Davidovich Fokina, në minutën e 36 ai është vërshëllyer gjatë nga tifozët e pranishëm në fushën kryesore të French Open. Sjellja e Novak në fushën e lojës nuk është asnjëherë lotësisjt sportive dhe kjo ka bërë që publiku ta urrejë përherë e më shumë ndërsa në fund të ndeshjes ai u shpreh:

“Pjesa më e madhe e njerëzve vijnë të shikojnë ndeshjet dhe të shijojnë tenisin por për fat të keq ka edhe një pjesë të vogël që bëjnë gjeste të tilla. Ka njerëz që vërshëllejnë për çdo gjë që bën dhe është e drejta e tyre sepse paguajnë biletën për të ardhur në stadium. Gjithsesim e konsideroj se është e pasjellshme nga ana e tyre dhe nuk arrij ta kuptoj pse e bëjnë”.

Mesazhi i Djokovic për Kosovën nuk është ndëshkuar nga organizatorët ndërsa ministri francez i Sportit, e cilësoi të pavend mesazhin duke i kërkuar që të mos përfshijë politikën në Roland Garros.