“Mesfushori i kuq me mushkëri kali”, drejt Zvicrës

Valentino Murataj drejt Ligës së Dytë të Zvicrës. Titullar i formacionit të Giovani Colella-s dhe një nga elementët më të rëndësishëm të kësaj skuadre, Murataj ka lënë gjurmë në sezonin e titullit kampion duke ngjallur në këtë mënyrë interesin e klubit zviceran të Thun.

34 ndeshje me 1 gol e 5 asiste këtë sezon, ai mund të nisë një aventurë të re. Në vitin 2021 Murataj ishte pjesë e Bylisit dhe më pas u transferua tek të kuqtë.

Portali “OneFootball.com” e konsideron 26-vjecarin si një lojtar me mushkëri kali pasi vrapon pafundësisht dhe mbulonn një zonë të madhe të fushës.