SKANDALI NË PREMIER LEAGUE/ Lojtari i martuar i Anglisë, pagoi femrën e njohur të Instagramit për të abortuar fëmijën e tyre

SKANDALI NË PREMIER LEAGUE/ Lojtari i martuar i Anglisë, pagoi
Tabloidi “The Sun” hedh bombën në ambjentin e futbollit britanik duke zbuluar një skandal të mundshëm.

Sipas të përditshme që fokusohet kryesit te këto tema, një nga yjet e Premier League që është edhe pjesë e Anglisë e për më tepër i martuar, ka pasur një histori me një influencer-e të cilën e ka lënë shtatzanë dhe më pas e ka detyruar e paguar për ta abortuar fëmijën.

Ata janë njohur në një klub ztriptizmi në “Platinum Lace” të Londërsa dhe në fshehtësi kanë nisur një histori pasioni që përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme.

“The Sun” zbulon edhe më shumë duke thënë se femra misterioze e ka vizituar lojtarin në dhomën e hotelit të skuadrës përpara një ndeshjeje të Premier League, ndërsa ai i ka paguar 20 mijë pound në mënyrë që ajo ta abortnte fëmijën.

Emri i tij nuk bëhet i ditur por “The Sun’ thekson se ai mund të gjndet lehtësisht nëse zbulohet emri i femrës me 100 mijë ndjekës në Instagram, ndërsa historia e tyre nisi në janar të vitit 2019.