Bushkolaj: Duhet të ketë një transparencë për zgjedhjet, duhet mbajtur përgjegjësi për humbjen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Maj 2023, 22:50
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Elkier Bushkolaj, gazetar u shpreh se duhet të ketë një transparencë për atë që ka ndodhur në zgjedhje.
Ai tha se zgjedhjet nuk na bëjnë krenar edhe si qytetarë, por mospjesëmarrja në zgjedhje është diçka që duhet të na shqetësojë të gjithëve.
Bushkolaj: Së pari duhet të ketë një transparencë për atë që ka ndodhur në zgjedhje dhe duhet mbajtur përgjegjësi për humbjen. Shkaqet e humbjes janë të ndryshëm. P.sh nuk janë të njëjtat ato me humbjen në Shkodër me atë në Fier.
Zgjedhjet nuk na bëjnë krenar edhe si qytetarë, por mospjesëmarrja në zgjedhje është diçka që duhet të na shqetësojë të gjithëve.
