Basha: Kafshoja gjuhën kur hidhnin baltë ndaj meje, detyrimi i parë tani është të mos hesht

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka realizuar pasditen e sotme një takim me të rinjtë në qytetin e Durrësit.

Gjatë fjalës së tij, Basha ka thënë se edhe kur e akuzonin, ka heshtuar për hir të bashkimit të demokratëve. Megjithatë, Basha shprehet se nuk do të heshtë më pas rezultatit të 14 Majit, teksa thotë se tani gjërat janë më keq.

Lulzim Basha: Nëse unë kam mbajtur heshtje duke respektuar dorëheqjen time për t’i dhënë një shans bashkimit, kam kafshuar gjuhën dhe kur hidhnin baltë ndaj meje për t’u bërë sebep për atë për të cilën e dhashë dorëheqjen, për t’i dhënë një shans bashkimit. Tani që ka ndodhur 14 Maji edhe që gjërat janë më keq, detyrimi i parë është të mos hesht. Njerëzit pyesin se a ka opozitë, a ka projekt dhe shumica thonë që nuk ka.

Detyra e secilit është të ju them se ka një rrugë, ka një shpresë, më shumë se sa një projekt dhe një vizion se si mund të dalim të ja rikthejmë Shqipërinë-shqiptarëve. Ne nuk jemi pakicë. Më 14 Maj, numri i atyre që kanë folur me heshtje, është më i madh se ai rezultat që ka marrë çdo forcë politike. Grupi më i madh braktisën zgjedhjet, këta ka vetëm të humbur, nuk ka të fituar. Nuk jemi pakicë, numri që nuk dolën në zgjedhje, janë shumica.