Shkrirja e Akademisë së Studimeve Albanologjike, Ina Zhupa: Thirrje pedagogëve dhe intelektualëve të reagojnë

Deputetja e PD Ina Zhupa i bëri thirrje nga selia e Kuvendit të reagojnë për shkrirjen e Skademisë së Studiemeve Albanologjike.

"Ministrja e Arsimit mund të mbylli sot çdo institucion arsimor të lartë shqiptar, çdo universitet të rretheve dhe ka tagrin që brenda 5 minutave të nxjerri nëj projektvendim të tillë pa e konsultuar me askënd dhe të kërkojë mbylljen e çdo institucioni të arsimit të lartë në Shqipëri.

I bëj thirrje të gjithë pedagogëve, akademikëve, intelektualëve pavarësisht se sot nuk i prek ata, siç nuk e prekte dje Butrinti Asën dhe ja ku i erdhi rradha sot, të reagojnë sot për akademinë albanologjike sepse nesër do të jetë rradha e tyre. Kështu dëmtojnë indentitetin, historinë, kulturën, gjuhësinë shqiptare. Të reagojmë sepse reagimi është në mbrojtje të dinjitetit të secilit nga ne," tha ajo.