Çela: Mospjesëmarrja në zgjedhje nuk është fitore për askënd, Rama si personazh i 1984 i Oruellit

Në një intervistë për RTV Ora, kreu i PD-së në Pogradec, Genti Çela u shpreh se fakti që dikush nuk merr pjesë në proces zgjedhor, nuk është fitore për askënd

Ai tha se mitingjet e Ramës kanë një mungesë totale lirie me salla të mbushura nga administrata publike dhe se shumë janë marrë nga një qytet në tjetrin.

Çela: Fakti që dikush nuk merr pjesë në proces zgjedhor, nuk është fitore për askënd, sidomos për atë që qeveris sepse është humbja e shpresë dhe mos votimit. Shumë janë larguar për shkak të një dekade në pushtet të Ramës. Një pjesë e madhe e atyre që nuk dolën po ashtu kishin presione të mëdha për të mos dalë në votimi sepse kërcënoheshin me ndihmën ekonomike dhe vendet e punës. Këto janë arsyet pse nuk dolën njerëz në 14 maj.

Turi i falënderimeve që bëri Rama e kam ndjekur pak dhe pash figurat që ishin aty, dhe më duket si njerëz të marrë me zor. Është e vështirë që të garosh ndaj një partie që është në pushtet, por është shumë e vështirë që të garosh përballë pushtetit. Ata në salla të mbyllura dhe flet një personazh si Big Brother i Oruellit në një mungesë totale lirie me salla të mbushura nga administrata publike. Shumë janë marrë nga një qytet në tjetrin dhe dëgjojnë triumfin e madh të një kryeministri që i ikin njerëzit përditë.