Situata në Kosovës, Basha: Dënoj dhunë, Vuçiç i interesuar për dhunë dhe destabilizim
Ka reaguar edhe ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha lidhur me situatën e krijuar në veri të Kosovës me sulmet që janë bërë nga pala serbe.
Në reagimin e tij Basha dënon sulmin ndaj KFOR, ndërsa thotë se është e qartë që Aleksandër Vuçiç është i interesuar për destabilizim.
Basha: Thellësisht i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës. Dënoj me forcë dhunën e paprovokuar ndaj trupave të KFOR, Policisë së Kosovës dhe mediave. Për këdo është e qartë se kush është i interesuar për dhunë dhe destabilizim. Autoritetet e Kosovës duhet të tregojnë maturi në këtë situatë të tensionuar dhe të veprojnë në koordinim të pandarë me aleatët tanë, SHBA, BE dhe NATO.
Dialogu i ndërmjetësuar nga BE dhe i mbështetur nga SHBA me rezultat njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë është e vetmja rruga për paqe dhe stabilitet dhe për një jetë më të mirë për shqiptarët dhe serbët në Kosovë.
