Bushkolaj: PD-ja sot është ashtu sikurse e do Edi Rama, fajtor për humbjen edhe Lulzim Basha
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Maj 2023, 21:38
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Elkier Bushkolaj, gazetar u shpreh se PD-ja sot është ashtu sikurse është Edi Rama.
Ai tha se PD kishte në kupolën e saj shumë figura të spikatura dhe e mbajtën 13 vite në pushtet, pastaj filloi epoka e juristëve dhe më pas e pamë se çfarë ndodhi.
Bushkolaj: PD-ja sot është ashtu sikurse e do Edi Rama. Meritë ka edhe Lulzim Basha për këtë gjë që e ka udhëhequr qysh nga 2013. Humbja e 14 majit nuk mund të analizohet vetëm në fushatë, por edhe qysh nga udhëheqja e Bashës se përndryshe gabojmë.
PD kishte në kupolën e saj shumë figura të spikatura dhe e mbajtën 13 vite në pushtet, pastaj filloi epoka e juristëve dhe më pas e pamë se çfarë ndodhi.
