Karaj: Problemi në opozitë janë Basha dhe Berisha, këta nuk mund të jenë zgjidhja në PD
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Leonard Karaj, avokat u shpreh se PD vjen në pushtet vetëm nëse në 2024 do të ndodhë që Basha të bëjë si në 2017 dhe do të bëhet pjesë e qeverise së Ramës.
Ai tha se Problemi në opozitë janë Basha dhe Berisha dhe këta nuk mund të jenë zgjidhja, duke shtuar se ata të dy nuk duhet të jenë më në PD.
Karaj: PD vjen në pushtet vetëm nëse në 2024 do të ndodhë që Basha të bëjë si në 2017 dhe do të bëhet pjesë e qeverisë së Ramës. Skenari ishte që të mos merrte PS 71 deputetë edhe pse mori më shumë se kaq.
Problemi në opozitë janë Basha dhe Berisha dhe këta nuk mund të jenë zgjidhja. Nuk duan të bashkohen këta njerëz. Duhet të ketë një kohezion me njerëz të rinj, jo me xhaketa të konsumuara. Këta të dy nuk duhet të jenë pjesë e PD-së më.
