"Rikthehet" në politikë Lulzim Basha, lë pezull konfirmimin për një rikandidim në krye të PD
Një javë pas dorëheqjes së enkelejd alibeaj nga kryetari I komanduar pas zgjedhjeve vendore Lulzim Basha është rikthyer në politikë. Si sinjal ka zgjedhur takimin me të rinjtën me të cilët as nuk pohoi dhe as nuk mohoi rikandidimin.
"Nuk ka nisur akoma ndonjë fushatë, këtu duhet të flasim në mënyrë sa më të relaksuar," tha ai.
Me të rinjtë deklaroi propozimet që sipas tij sjellin ndryshimin e politikbërjes
"Lista të hapura anembanë vendit. Vetingu i politikës emergjencë kombëtare. Asnjë kryeminsitër që nuk arrin dot të realizojë objektivat e veta për dy mandate nuk mund ti bëjë për një mandat të tretë," tha ai.
Për Bashën 14 maji ishte mesazhi që shqiptarët dhanë për braktisjen e politikës ku shigjetoi ndryshimin e kushtetutës me votat e Berishës dhe Ramës.
Sipas tij qytetarëve iu munguan ofertat dhe fushata u dominua nga sulme, talljet, gjuha agresive.
"Ka diçka këtu që politika duhet të analizojë. Mospjesëmarrja, bojkoti është një mesazh që qytetarët që nuk kanë marrë pjesë në këto zgjedhje, 300 mijë më pak se në zgjedhjet e shkuara dhe në veçanti rinia që ska marrë pjesë, po i jep politikës dhe shoqërisë. Është një mesazh ku baza është që nuk e shohin veten tek asnjë nga ofertat, nëse ka oferta.
Me aq sa e ndoqa unë fushatën, vetëm ofertë nuk kishte. Çdo lloj shprehie tjetër, nga ato që jemi mësuar ti dëgjojmë jo vetëm në fushatë por dhe jashtë fushate, gjuhë agresive, sulme, tallje, talava por jo ofertë. Politika si instrument për të zgjidhur probleemet ëhstë khtyer në një Big Borther, në shafqe që të zbavisë," tha ai.
