Përse e humbi opozita Kuçovën? Maliqi: Ndodhi një krim i rëndë elektoral

Ish-deputeti Lefter Maliqi i ftuar në Ora News deklaroi se fitorja e pozitës në Kuçovë erdhi si një krimi i rëndë elektoral.

"Në bashkinë e Kuçovës u bënë bashkë demokratë e socialistë të ndershëm duke thyer për herë të parë pas 33 vitesh një bastion të keqpërdorur nga e majta, duke lënë Kuçovën qytetine  fundit në Republikë sa i takon zhvillimit, infrastrukturës etj.

Në Kuçovë ndodhi një krim i rëndë shtetëror dhe elektoral, për shkak se banorët e Kuçovës në bashkëpunim me mua bënë të mundur që të thyenim dyshen Çuçi- Salillari. Një rakordim i kësaj dysheje në mënyrë të pabesë duke përdorur banda e drejtues e ish-drejtues policie që u denoncuan nga ana ime," tha ai.