"Pse duhet të vijë PD në pushtet", Murrizi: Për arritjet që gjatë qeverisjes së saj si bëri dot PD
Ish-deputeti Myslim Murrizi i ftuar në "Ora e Betit" në RTV Ora deklaroi se PD duhet të vijë në pushtet për të gjitha ato arritje që në 13 pushtet të PD nuk i ka bërë kurrë PS.
"Ne duhet të sjellim shpresë dhe besim tek qytetarët që nuk jemi po të njëjtët. PD në pushtet për të gjitha ato arritje që në 13 vite të qeverisjes së PD-së nuk i ka bërë PS-ja kurrë. Qoftë për rritjen e pagave, për 86 bandave të burgut, për rritjen në maksimum të korrupsionit, për liberalizimin e vizave, për futjen e Shqipërisë në NATO,e për sahumë e shumë. Për 10 mijë km rrugë, 12 mln rrënjë ullinj, subvencion tek bujqësia. U kthyen emigrantët për të mbjellë tokat e për shumë e shumë punë të mira," tha ai.
Për këtë një koment e pati dhe gazetari Armir Shkurti i cili tha se PD do të vijë në pushtet kur të ketë një program për tju ofruar shqiptarëve.
"Unë i bëra një pyetje dhe dua të bëj një koment për përgjigjen. Po pra duhet të vij në pushtet kur të ketë një program. Kur PD të ketë një program dhe tu thotë shqiptarëve kjo rrugë përpara e këtyre nuk të çon asgjëkundi. Kjo është rruga alternative. Kjo është e para, nuk ka lidhje a është Luli, Alibasha apo Sali nongrata," tha Shkurti.


