Bardhi mbledh grupin, Alibeaj nuk përjashton rikthimin e Bashës: Çdokush ka të drejtë të kandidojë
Një dalje për mediet, Enkelejd Alibeaj i pyetur nëse mund të rikthehet Basha në drejtimin e PD-së, u shpreh se gjithkush ka të drejtë të që të rikandidojë.
Alibeaj: Parti e cila nuk duhet të jetë në varësi të emrave individuale. Kjo është ajo që kërkohet sot. Çdokush ka të drejtë të kandidojë dhe këtë e vlerëson anëtarësia.
Alibeaj i bëri këto deklarata në prag të një mbledhjeje të thirrur nga kryetari i ri i grupit parlamentar në PD, Gazment Bardhi.
Ndërsa deputeti i PD-së Saimir Korreshi është shprehur se Sali Berisha, Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Basha nuk duhet të kanidojnë më për kryetar partie.
Korreshi: Unë e kam thënë ë të gjithë deklaratat e mia, Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj, Sali Berisha nuk duhet të kandidojnë nëse duan bashkimin e PD. Presim që të bashkojmë PD e për këto lëvizje nuk na ka thënë njeri gjë. Është turp i madh që ne nuk mblidhemi bashkë në PD, por përderisa mbledhja është thirrur këtu, duhet të ishte këtu. Unë i bëj thirrje Bardhit që të marrë iniciativën për bashkimin e PD. Mendoj se një bashkim kokë më kokë mes Bardhit e Berishës do të ishët një zgjidhje. Demorkatët duan zgjidhje.
