Llatja me mandatin e dytë në krye të Elbasanit: Zhvillimi ekonomik dhe infrastruktura prioritetet tona kryesore
Kryebashkiaku i Elbasanit Gledjan Llatja i ftuar në një intervisatë për Ora News deklaroi se mandati i dytë në krye të bashkisë do të fokusohet në zhvillimin ekonomik e turistik të qytetit.
"Është puna 4-vjeçare që na favorizoi. Me shumë sfida, me shumë problematika por dhe me shumë punë. Qytetarët e Elbasanit ashtu sikundër kanë treguar dhe qytetarë të bashkive të tjera kanë vlerësuar punën e kryetarëve të tyre.
Zhvillimi ekonomik dhe infrastruktura qëndrojnë në prioritetet tona kryesore. Zhvillimi ekonomik edhe sa i takon potencialeve tona turistike dhe zhvillimit të ekonomisë turistike në Bashkinë e Elbasanit ku deri para ca vitesh konsiderohej tabu që një qytet industrial të kishte dhe turizëm.
Në fakt këtë po e bëjmë realitet dhe përmes investimesh konkrete sidomos në zonat tona turistike. Ne kemi filluar në Gjinar, në Funar. Po e kthejmë Funarin në destinacionin turistik të Shqipërisë së Mesme për sportet e natyrës.
Treganin e kemi mbështetur gjithashtu në infrastrukturë, ku kemi ujërat tonë termalë. Por dhe kalaja e Elbasanit është një nga projektet tona kryesore bashkë me automoto parkun që janë një potencial i madh zhvillimor, ekonomik për të gjithë bashkinë e Elbasanit," tha ai.
