Murrizi tregon sa merr një deputet në muaj: Nuk u del as për ujë e drita nëse nuk vjedhin

Ish-deputeti Myslim Murrizi i ftuar tek "Ora e Betit" në RTV Ora deklaroi se  rroga e një deputeti në Shqipëri është 1 milion e 134 mijë lekë të vjetra ndërsa tha se paga nuk u del dot as për ujë e drita nëse nuk vjedhin.

Myslim Murrizi: Deputetët marrin 1 milion e 134 mijë lekë të vjetra në muaj. Nëse s'janë të martuar kanë një gjë që rrojnë 6 muaj te shëpia e tyre e 6 muaj tek shtëpia e tjetrit.

Por po janë të martuar dhe kanë fëmijë të dy burrë e grua nuk paguajnë dot as drita e ujë e as nuk hanë bukë. Nëse i mendoni se janë të gjithë hajdutë nuk janë të gjithë të tillë.