"PS fitoi zgjedhjet duke shitur ajër", Shkurti: Veliaj mundi 5 kundërshtarë

Gazetari Armir Shkurti i ftuar në "Ora e Betit" në RTV Ora deklaroi se mazhoranca i fitoi këto zgjedhjes përmes marketingut si një taktikë e re fushate, ndërsa Erion Veliaj sipas atij është fituesi më i madh i këtyre zgjedhjeve pasi mundi 5 kandidatë në Tiranë.

Armir Shkurti: PS dhe Edi Rama ka bërë fushatën më të bukur në interes të vet sepse bëri marketing, shiti ajër. O kishte për ti rënë punës që ka bërë Edi Rama në 10 vjet dhe bashkitë socisaliste o ska.

Ai filloi me gajden dhe me atë këngët tallava dhe nongrata, kjo ajo. Të mos bëjmë fushata masive tha. Gjë që nuk di pse e hëngri opozita dhe arriti aty ku duhej. Pop vazhdoj me të dytin, që është Erion Veliaj e që është një fitues i madh i këtyre zgjedhjeve sepse erdhi në pushtet në 2015 në bashki prej lumit të Rilindjes. Në 2019 përfitoi nga lënia e mandateve. Sot teorikisht ka mundur njeriun më të fuqishëm të partisë më të fuqishme , Belindin, deputeti më i votuar në Tiranë, si personi që u votua më shumë brenda partisë. Ky mundi Belindin, mundi Rolandin, Qorin.. pra 5 veta dhe sot ky person mund të trashi zërin e  të thotë:"Unë jam personi më i votuar në Tiranë me më të fuqishmit," tha ai.