Dedaj: Gishtat e posterit nuk ishin të Belindit por të Berishës kundër demokratëve e qytetarëve
Kryeredaktori Reldar Dedaj i ftuar në "Ora e Betit" në RTV Ora deklaroi se lidershipi i kësaj opozite nuk është frymëzues dhe as bindës.
Dedaj deklaroi se ka qënë kundër posterit të famshëm me gishtat lart të Belind Këlliçit ndërsa u shopreh se në të vërtetë ato ishin gishtat e Sali Berishës kundër demokratëve e të gjithë shqiptarëve.
"Duhet ta themi troç fare. Unë e ndjek prej vitesh opozitën shqiptare. Ky lidership i klësaj opozite shqiptare nuk është frymëzues, nuk është bindës. Unë e kam parë dhe programin e Belind Këlliçit.
Jam një nga kritikët më të mëdhenj të atij posterit të famshëm që i thashë se do të ngelin gishtat. Nuk dëgjoi po sot besoj se nuk paskan qenë gishtat e Belindit po gishtat e Saliut, akoma më e rëndë kjo punë se Saliu po u tregon gishtat shqiptarëve, si demokratëve si qytetarëve dhe nuk lëviz," tha ai.


