Gjici: Falenderues për ata që na mbështetën, mandati i dytë me vepra e investime në Kukës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Maj 2023, 18:33
Kryebashkiaku i rikonfirmuar i Kukësit, Safet Gjici, në një lidhje për Ora News falenderoi të gjithë qytetarët për mbështetjen që i dhanë në këto zgjedhje ndërsa u shpreh se investimet në qytet do të vazhdojnë.
"Qytetarët folën, ne duhet të flasim në këtë mandat të dytë me vepra, investime. Unë jam shumëe i kënqëur për mbështetjen që na dhanë për të vazhduar më tej me investimet në Bashkinë e Kukësit.
Prioritet kryesor është që është prekur lagjia e qytetit, si ajo 1,2,3,7. Është projekti i hyrjes së qytetit dhe përfundimisht e kemi rikualifikuar atë sipas standardeve," tha ai.
Gjithashtu shprehu Gjici, ata do të rrisin numrin e bujtinave dhe do të shtrinë turizmit përgjatë gjithë vitit.

