Rrëfimi i Zhitit për dhunën në Qafë Bar: Sandër Sokolit i thyen kockat, mbërriti i vdekur

Në një intervistë me “Ora e Betit” shkrimtari Visar Zhiti u shpreh se në Qafë Bar ata që do t’i donin që ishim më rebelë dhe që u ngritur, i vinin në rresh dhe i ndëshkonin.

Ai tha se Sandër Sokolit iu thyen kockat dhe mbërriti i vdekur, ndërsa të tjerët shkuan të gjymtuar.

Zhiti: Ata që do t’i donin që ishim më rebelë dhe që u ngritur, i vinin në rresh dhe i ndëshkonin, i godisnin policët. Këtu është parë me sytë e tyre thyerjen e Sandër Sokolit, i cili thoshte që të krijohej një parti në burg. Këtij njeriu iu thyen kockat dhe mbërriti i vdekur, ndërsa të tjerët shkuan të gjymtuar.