NË KËRKIM/ Vrasja në Kavajë, 10 mijë euro shpërblim për çdo informacion që çon në kapjen e autorit

Personi në foto është 31-vjeçari Habib Rexha. Ai dyshohet si autori i vrasjes së Arian Gosës në Kavajë këtë pasdite.

Identifikimi i tij është bërë i mundur nëpërmjet kamerave të sigurisë.

Habib Rexha është vëllai i Altin Rexhës, të vrarë së bashku me vëllanë e Arian Gosës, Armand Gosën në një konflikt në qytetin e Kavajës, në datën 29 mars.

Policia ka vendosur një shpërblim prej 10 eurosh për këdo që jep informacione të cilat çojnë në kapjen e autorit, sikurse ka vënë në dispozicion dhe numrin e telefonit.

Njoftimi i Policisë: