Miss Freedom of the World 2023, vajza nga Ukraina e cilësuar si e bukura mes luftës
Natali Bilskan është e bukura mes luftës.
Miss Ukraina 2022 që mban edhe titullin Miss Freedom of the World 2023.
Thotë se e ka të freskët kujtimin e trishtë kur nisi drama e një populli.
"Po e kujtoj, është shumë e vështirë për mua që të flas për këtë. Kur nisi lufta unë isha në shtëpinë timë shumë afër Kievit. Unë e mbaj mend shumë mirë ditëne parë. Askush nuk e priti që do të fillonte lufta," tha ajo.
Për ti shpëtuar bombave ruse u detyrua të braktisë shtëpinë, ashtu si mijëra e mijëra ukrainas të tjerë.
"Ndalova një person që ishte vullnetar, isha me mamin. Po qaja, e kam parë historinë nga afër. Aa morën një grua tjetër pas mamit tim dhe mua e nuk mbaj mend në vilën rrugë kemi ecur. Çdokush kërkonte që të shpëtonte jetën," tha ajo.
Tregon se lufta i ka marrë shumë njerëz të dashur.
"Unë kam parë se si janë goditur shtëpitë. Shumë shokët nga shkolla ime kanë vdekur," tha ajo.
Një vit e gjysmë pas luftës në Ukrainë, frika është ende e pranishme tek 25 vjeçarja.
Por së bashku me nënën janë rikthyer në shtëpi.
"Njerëzit duan të jetojnë në shtëpi e disa të tjerë jashtë e kurrë nuk kthehen. Ne besojmë tek e ardhmja e keqja ka kaluar," tha ajo.
Një mesazh ka për të gjithë.
"Qëndroni të fortë në Ukrainë," tha ajo.
