Vrasja e Gosës në Kavajës, dyshohet se autori është 31-vjeçari, Habib Rexha

Arian Gosa u ekzekutua pasditen e sotme në Kavajë me pistoletë me një plumb në kokë ndërsa ishte në një lokal me babain tij.

Ndërkohë dyshohet se autori i dyshuar i krimit është 31-vjeçari Habib Rexha. 

Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor, pas këqyrjes së pamjeve filmike dhe verifikimeve të kryera, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit A. G., i cili është shtetasi Habib Rexha, 31 vjeç.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 10000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit. Policia e Shtetit vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 069 84 59999, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

Arian Gosa është vëllai i Armand (Edmond) Gosës, i cili mbeti i vrarë dy muaj më parë në Kavajë.

Ishte Edmond Gosa ai që u konfliktua me Altin Rexhën, pasi ky i fundit e kishte parë atë.

Më pas Gosa e quajti Rexhën malok dhe se nuk ka punë në Kavajë. Kjo solli një përleshje të tyre, ku njëri me thikë dhe tjetri me armë, arritën që të vrisnin njëri-tjetrin.

Arian dhe Armand Gosa nuk ishte hera e parë që përfshihej në një ngjarje kriminale. Para 11 viteve në qytetin e Kavajës,  në vitin 2012 të dy vëllezërit masakruan me thika një të ri. Viktima Gentjan Gjuzi në atë kohë humbi jetën pak muaj më vonë në spitalin e neurokirurgjisë.

Sherri në atë kohë lindi për një shikim dhe solli për pasojë humbjen e jetës së babait të dy fëmijëve, 41-vjeçarit Mentor alias Gentjan Gjuzi.

Vrasja e Gosës në Kavajës, dyshohet se autori është