Ishte duke punuar, bie nga pallati dhe humb jetën punëtori në Tiranë

Një aksidenti i rëndë në punë me pasojë vdekjen u shënua këtë të Dielë në Tiranë.

Një 50 vjecar humbi jetën pasi ra nga pallati ku po punonte.

Policia e Tiranës bëri me dije se ngjarja u shënua në rrugën Besa në një pallat në ndërtim e sipër.
Sipas të dhënave të para, 50 vjecari dyshohet se ra aksientalisht nga lartësia e ndërtesës ku po punonte.

Për pasojë të plagëve ndërroi jetë.

Ekspertët e policsë dhe institucioneve të tjera kryen veprimet hetimore në objektin në ndërtim për të verifikuar respektimin e kushteteve në punë.

Ndërkohë të enjten u shënua një tjetër viktimë e aksidenteve në punë.

Një 60 duke punuar në një pallat në ndërtim ka rënë nga lartësia.

Ai humbi jetën në spital, ndërsa Pronari i një pallati në ndërtim dhe administratori i firmës kanë rënë në prangat e policisë  për ndërtim të paligjshëm dhe shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.