"E rrahu dhe e shtypi me makinë" Arrestohet në Durrës Afrim Kila, i dënuar me 18 vjet burg
Policia e Durrësit ka rrestuar një shtetas të shpallur në kërkim për vrasje me dashje. Blutë e qytetit bregdetar njoftuan se kanë vënë vë pranga Afrim Kilën i cili ishte dënuar nga gjykata me 18 vite burg pasi në vitin 2020 kishte rrahur dhe shtypur me makinë një 63 vjeçar i cili kishte ndërruar jetë.
Policia e Durrësit arresoi këtë fundjavë Afrim Kila I cili është dënuar më herë nga gjykata me 18 vite burg nën akuzën e vrases me dashje.
39 vjeçari kërkohej prej 2020 pasi kishte rrahur, e më pas e kishte përplasur me makinë 63- vjeçarin Dervish Kalaja.
Ngjarja e rëndë ndodhi në dhjetor të vitit 2020, ndërsa në sherrin masiv në një lokal të Ishmit u përfshijnë disa persona.
Aso kohe policia njoftoi se kishte arrestuar 3 persona, përfshirë edhe pronarin e lokalit, pas dhunës që kishin ushtruiar ndaj 4 personave të tjerë.
Dervish Kalaja u rrah fillimisht nga Afrim Kila duke u goditur me mjete të forta, ndërsa ky I fundit nuk u mjaftua me dhunën që kishte ushtruar ndaj 63-vjeçarit, por më vonë edhe kishte goditur me makinën e tij, dhe ishte arratisur.
Kalaja ndërroj jetë në spitalin e Traumës në Tiranë disa ditë pas plagosjes së rëndë.

