Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, feston 64-vjetorin e lindjes, bën bashkë politikanë, biznesmenë e diplomatë
Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj festoi përvjetorin e 64-të të lindjes. Në ditën e ditëlindjes së së tij ishin bledhur të afërm, miq, besimtarë dhe personalitete të ndryshme për të festuar dhe për ta uruar.
Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj edhe njëherë bëri bashkë besimtarë dhe personalitete të ndryshme nga politika, biznesi, arti dhe diplomatë të huaj.
Kësaj here ishin mbledhur për të festuar 64 vjetorin e lindjes.
Baba Mondi u tha shembullin se se jeta e tij do të jetë gjithmonë në shërbim të Zotit duke dhënë mesazh që kudo të mbizotërojë dashuria.
"Në këtë ditë të përvjetorit tim, uroj dhe bekoj të gjithë ju te keni dashuri, fat dhe mirësi. Dashuria është ajo që e mban njerëzimin në këmbë," tha ai.
Përfaqësuesit të klerit, politikës dhe diplomacisë vlerësuan kryegjyshin botëror të bektashinjve për rolin e tij në ruatjen e harmonisë fetare dhe vlerave më të mira të shoqërisë shqiptare.
Në darkën e organizyar për të të ftuarit lanë dhe urime në librin e shënimeve për të.
