LGBTQI+ kërkojnë të drejta, mbahet në Tiranë parada e 11 e komunitetit
Kominiteti LGBTQ+ në vendin tonë ka marshuar të shtunën në të 11 vit me radhë. Qindra anëtarë dhe mbështetës të tyre, marshuan në rrugët e Tiranës nën shoqërimin e dhjetëra forcave të policisë. Ata kërkuan të drejta dhe angazhimin e politikës dhe shtetit në çështjet e tyre.
Për të 11-in vit me radhë komuniteti LGBTQI+ marshoj në rrugët e Tiranës.
Nën thirrjen kryesore “Hape zemrën” qindra anëtarë të komunitetit dhe mëbshtetës të tyre, kërkuan të drejta dhe barazi.
Marshimi nisi tek Reja, për të vijuar në rrugët kryesore të Tiranës.
Përpara kryemiistrisë ata kishin disa kërkesa.
Një nënë e cila së bashku me partneren e saj kërkojnë ti regjistrojnë bebet e tyre, tregoj procesin e gjatë ligjor me të cilin janë përballur.
Marshimin e mbyllën duke lënë simbolika tek dera e zyrës së kryeministrit.