I pari që ndërtoi motoçikletën në komunizëm, Sotir Klironomi: Edhe sot merrem me to
Është 78 vjeç por nuk nuk mungon asnjë ditë në punishten e tij ku riparon motovcikleta.
Sotir Klironomi i ka kushtuar jetën pasionit të tij për motocikletat.
"Këtu kam që në '92," tha ai.
Kur mundësitë ekonomike ishin minimale Sotiri i kushtoi vite, ndërtimit të një motociklete. Edhe pse sistemi nuk ja lejonte, ai arriti të ishte i pari në Shqipëri që ndërtonte vetë një të tillë.
"Unë e bëra atë motoçikletën me shumë probleme, më mori shumë kohë. Rreth 5 vjet, më ndihmuan dhe punëtorët që ishin në ndërmarrje, që nga drejtori. Ajo biçikleta më gjallëroi," tha ai.
Ditën kur i vodhën motocikletën 78 vjeçari e kujton si një nga ditët më të vështira të jetës së tij.
"Ma vodhën biçikletën. U ndjeva jashtëzakonisht i mallëngjyer. Edhe sot kur e kujtoj është e vështirë. Prap më jep kënaqësi se bëra diçka," tha ai.
Sot mosha e kufizon të ketë volum pune, por ai nuk heq dorë. Pervec motocikletave ka nisur të riparoj edhe paisje elektro-shtëpiake për klientët e tij besnik.
"Sa të më japi zoti jetë do të punoj," tha ai.
