Nis “skanimi” i gomoneve, gjobitet kosovari që rrezikoi jetën e personave me gomone në Vlorë

Policia kufitare ka shtuar masat në det e në tokë për kontrollin e mjeteve kundruese për të shmangur ngjarje tragjike, sic u shënuan verën e kaluar. Një shtetas kosovar u gjobit, pasi drejtonte gomonë në gjirin e karaburunit duke rrezikuar jetën e personave në bord

Personat në bordin e kësaj gomoneje rrezikuan jetën sipas policsë kufitare në gjirin e Karaburunit për shkak të sjelljes së drejtuesit të mjetit lundrues.

Në timon ishte një shtetas nga Kosova i cili gjatë verifikimeve rezultoi se kishte edhe mungesë të dokumentacionit për gomonën.

Ndaj ai u gjobit nga policia kufiratare me 10 000 lekë të rinj.

Me përmirësimin e kushteve atmosferike cka ka gjallëruar plazhet, strukturat e Policisë kanë intensifikuar kontrollet në det e tokë ndaj mjeteve lundruese për peshkim dhe atyre turistike.

Policia Kufitare e Vlorës  thotë se gjatë fundjavës u përqëndrua ë sektorët: Triport – Kepi i Gjuhëzës, Shën Jan – Shën Vasil, brenda gjirit të Vlorës.

Janë kontrolluar 12 mjete lundrimi për peshkim, 28 mjete lundurimi për argëtim, si dhe 19 mjete lundrimi turistike.

Një mjet lundrues argëtimi, pasi përdoruesi i tij nuk dispononte dokumentacionin përkatës.

Kontrollet paralajmërohet se do të intensifikohen më shumë në ditët në vijim, me qëllim rritjen e sigurisë detare me qëllim zbatimin e ligjshmërisë nga poseduesit dhe përdoruesit e këtyre mjeteve lundruese.

Verën e kaluar në brigjet shqiptare u shënuan disa ngjarje të rënda të shkaktuara nga drejtuesit e mjeteve lundruese, ku më tragjikja ishte ajo e vdekjes së një fëmijë 5 vjecar në plazhin e Potamit, pasi u përplas nga një gomone që drejtohej nga ish efektivi i policisë Arjan Tase.

Sjellja e rrezikshme e drejtuesve të mjeteve lundruese në afërsi të plazheve ka qenë shqetësim ndër vite gjatë sezonit turistik veror në të gjithë bregdetin.