Alergjitë stinore dhe mbrojtja e syve, Topi tregon trajtimet: Shpëlarja me ujë, lot artificial dhe antialergjikë
Me rritjen e temperaturave janë të pranishme dhe alergjitë stinore sidomos në rrugët respiratore e sidomos tek sytrë.
Mjeku okulist Rubin Topi në një intervistë për Ora News tregoi cilat janë shenjat e alergjive dhe mënyrat se si të trajtojmë një alergji tek sytë.
"Prej dy muajsh po vëmë re që ka një rritje të konsiderueshme të rasteve që po paraqiten me alergji të syve, qoftë shoqëruar me alergjinë e përgjithshme por dhe që lidhet vetëm me sytë. Për shkak se ka rritje në sasinë e polenit, numri është rritur çdo vit e më tepër. Poleni i pemëve në kontakt me sipërfaqen e syve fillon zinxhirin alergjik duke krijuar ngacmimin që është në formën e kruarjes, syve, fërkimit dhe i gjithë procesi alergjik më pas.
Paraqiten me sy të skuqur, lotim të shtuar, ndjesi kruarje nga brenda ose jashtë syrit. Thonëe shpesh më vret drita sytë, enjte tek kapakët e syve ose rreth e qark në fytyrë," tha ai.
Më e thjeshta është shpëlarja me ujë të ftohtë që dhe njerëzit e njohin, tha mjeku.
